
Këngëtari i njohur Gjesti festoi ditëlindjen e tij të 25-të të enjten, duke marrë urime të shumta nga ndjekësit dhe miqtë e tij të afërt.
Por festa e artistit nga Peja u shoqërua me një zhvillim të papritur në rrjete sociale, që shkaktoi polemika dhe spekulime.
Ish-banori i "Big Brother VIP Albania", Joz Marku, publikoi në InstaStory një fotografi të një gote vere, shoqëruar me mbishkrimin: “Hajt gëzuar”.
Në dukje, një postim i thjeshtë dhe i zakonshëm, por shumë përdorues të rrjeteve sociale e interpretuan si një provokim të drejtpërdrejtë ndaj Gjestit, për shkak të historikut të tensionuar mes dyshes.

Pak muaj më parë, gjatë natës gjysmëfinale të spektaklit "Big Brother VIP Albania", Joz Marku goditi me shuplakë Gjestin në transmetim të drejtpërdrejtë, një incident që shkaktoi shumë reagime në media dhe që konsiderohet si një nga skandalet më të mëdha televizive të vitit.
Tani, në rrjetet sociale, shumë përdorues e kanë interpretuar postimin e Jozit si një thumbim të ndaj Gjestit, duke u bërë pikërisht në ditën e ditëlindjes së tij.
Edhe pse Joz Marku nuk e përmendi emrin e këngëtarit, ky postim me mbishkrimin "Hajt gëzuar" është parë si një provokim i drejtpërdrejtë, për shkak të historikut të tensionuar mes dyshes. Megjithatë, ka edhe ata që besojnë se mund të jetë thjesht një rastësi, pa lidhje me festën e Gjestit./Versus.al








