Një përplasje e papritur ka ndodhur mes Anaidit dhe Gjestit, dy figura që deri më tani janë perceptuar si aleatë të afërt. Anaidi, i cili më parë ka qenë ndër mbështetësit më të zëshëm të Gjestit, ka reaguar ashpër përmes një deklarate publike, duke shprehur zhgënjim dhe kritika të forta ndaj sjelljes së tij së fundmi.
Pavarësisht mbështetjes së hershme, Anaidi ka lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre ka pësuar një krisje serioze, ndërsa akuzat dhe tonet e larta e kanë befasuar publikun dhe ndjekësit e tyre në rrjete sociale.
“'S’ka marketing të keq’, por mund të zgjidhet një marketing më i mirë sepse nuk shet më ‘gjynahu’... shet suksesi, entertainment, luksi, dashuria. Leksione pa pagesë për kreativë në mungesë.”
Ende nuk dihet nëse kjo përplasje është rezultat i një ngjarjeje të caktuar apo një grumbullimi pakënaqësish të akumuluara me kohë, por situata pritet të marrë më shumë vëmendje në ditët në vijim. /Versus.al







