MAGAZINË /

FOTO/ Reagimi i Gjestit pasi Jozi e mbylli rrëfimin me dy fjalë drejtuar atij

Gjesti postoi në Instastory një video ku shfaqet duke performuar në një koncert, me qindra njerëz të pranishëm.

Shkruar nga Versus
FOTO/ Reagimi i Gjestit pasi Jozi e mbylli rrëfimin me dy fjalë
Jozefin Marku/ Gjesti

Pas daljes publike të Joz Markut dhe rrëfimit të tij të parë mbi incidentin e debatueshëm në “Big Brother VIP Albania”, nuk ka munguar edhe një reagim – indirekt, por mjaft domethënës – nga Gjesti.

Në fund të intervistës së tij në emisionin “Goca & Gra”, Jozi u shpreh me një ton reflektues, duke i uruar Gjestit “suksese” dhe duke shtuar: “Keqardhje për secilin që e ka përjetuar keq… por jeta vazhdon.

Por nuk vonoi shumë dhe Gjesti reagoi në mënyrën e tij. Ai postoi në Instastory një video ku shfaqet duke performuar në një koncert, me qindra njerëz të pranishëm.

Një postim pa fjalë, por me shumë kuptim – që u lexua nga ndjekësit si një përgjigje e heshtur ndaj urimit të Jozit: suksesi flet vetë.

FOTO/ Reagimi i Gjestit pasi Jozi e mbylli rrëfimin me dy fjalë
Gejsti/ Instagram
Poll