MAGAZINË /

Futbollisti i njohur hoqi dorë nga e bija kur mësoi se si fiton 100 mijë euro në muaj

Mia hapi një profil në një platformë për të rritur, ku publikon përmbajtje dhe – siç pretendon ajo – fiton deri në 100,000 euro në muaj.

Shkruar nga Versus

Futbollisti i njohur hoqi dorë nga e bija kur mësoi se si fiton 100

Mia Winward-Dunn (19 vjeç), vajza e aktores së famshme britanike Sammy Winward dhe ish-futbollistit anglez David Dunn, shkaktoi një stuhi të vërtetë në publik pasi zbuloi se prindërit e saj e kishin shkëputur plotësisht nga jeta e tyre duke i bllokuan numrin dhe refuzuan çdo kontakt me të.

Arsyeja? Mia hapi një profil në një platformë për të rritur, ku publikon përmbajtje dhe – siç pretendon ajo – fiton deri në 100,000 euro në muaj. Megjithatë, prindërit e saj nuk ishin gati të pranonin një mënyrë jetese të tillë për vajzën e tyre.

U përpoqa t'u shpjegoja prindërve të mi, por ata më shanë dhe më bllokuan numrin - tha Mia në një intervistë për The Sun dhe shtoi:

- Babai më quajti prostitutë rrjeteve sociale. Nuk kam më asnjë kontakt me ta. Është turp kjo që bëjnë.

Futbollisti i njohur hoqi dorë nga e bija kur mësoi se si fiton 100

Futbollisti i njohur hoqi dorë nga e bija kur mësoi se si fiton 100

Futbollisti i njohur hoqi dorë nga e bija kur mësoi se si fiton 100

Futbollisti i njohur hoqi dorë nga e bija kur mësoi se si fiton 100

David Dunn është futbollisti i famshëm i Premier League, një mesfushor që pjesën më të madhe të karrierës e kaloi te Blackburn Rovers, ku luajti nga viti 1998 deri në vitin 2015.

Ai e mbylli karrierën te Oldham në janar 2016. Pas përfundimit të karrierës provoi edhe rolin e trajner, por ekskluzivisht në ligat ulta të Anglisë.

Angazhimi i tij i fundit ishte si ndihmës trajner i Port Vale, deri në shkurt 2024.

Nga ana tjetër, vajza e tij tregon se është përpjekur të riparojë marrëdhëniet me familjen:

U dërgova një mesazh, u kërkova falje, u shpjegova se nuk kisha qëllime të këqija. Unë i dua prindërit e mi, ndoshta ata nuk më duan, por i dua me gjithë zemër. Nuk mendoj se është e drejtë të ndërpritet çdo kontakt me një pjesëtar të familjes dhe të ofendohet përsëri. Unë jam vetëm 19 vjeç, jam vetëm në fillim të jetës sime. Ajo që bëjnë është e neveritshme./Versus.al

 

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: