Ditën e sotme miq të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit studentes 22 vjeçare, Ilaria Sula, që u vra nga ish i dashuri i saj.
Më herët në banesën e familjes shqiptare mbërriti dhe arkivoli i Ilarias, i shoqëruar nga të afërmit e saj.
Prekëse kanë qenë fjalët e nënës së 22-vjeçares jashtë shtëpisë, teksa thërriste emrin e të bijës mes lotësh.
“O Ilaria ime, o vdeksha mami për ty, o Ilaria ime, ku je ti o shpirt i mamit, ku je që nuk ke dritë në sy, ku je mbyllur ti o shpirt i mamit. Të solla mami tek shtëpia, se the do të vij në shtëpi, të solla mami tek shtëpia o zemër, o Ilaria hapi sytë”, dëgjohet teksa qante nëna e Ilarias./Versus.al








