Familja Sula ka hapur dyert e mortit për vajzës e tyre, Ilaria.
Miqtë dhe të afërm të studentës 22 vjeçar që u vra nga ish i dashuri filipinas në Romë, Mark Samson, po i japin lamtumirën e fundit.
Varrimi do të bëhet në orën 14:00 në Terni, ku e reja u rrit dhe jetoi deri në nisjen për në Romë, ku ishte zhvendosur disa vite më parë për të studiuar Statistikat në Universitetin Sapienza të Romës.
Që nga mëngjesi i sotëm, qindra persona janë mbledhur nën shtëpinë e familjes së Ilaria Sulës dhe kanë lënë lule, kartolina dhe pankarta në kujtim të Ilarias dhe kundër dhunës ndaj grave.
“Ilaria në zemrat tona përgjithmonë”, lexohet në një nga posterët e vendosur poshtë shtëpisë.
Në Terni, flamujt pritet të jenë në gjysmështizë; Qytetarët në zi edhe në Capranica Prenestina, ku u gjet valixhja me trupin e Ilaria, ndërsa Universiteti Sapienza pezulloi të gjitha mësimet në kujtim të studentes shqiptare./Versus.al








