MAGAZINË /

Martesa me bashkëshortin gjerman, habit Zhaku: S’do e kisha problem nëse do më tradhtonte!

Ndërsa pranoi se vetë ka rënën pre e tundimeve, por theksoi se asnjëherë nuk mendon të shkatërrojë familjen e saj.

Shkruar nga Versus

Martesa me bashkëshortin gjerman, habit Zhaku: S’do e kisha problem

Zhaku, emri i vërtetë i të cilës është Inida Kreuz, ka habitur me deklaratën teksa u shpreh se nuk do e kishte problem nëse bashkëshorti i saj gjerman, Kristian do e tradhtonte.

Zhaku deklaroi se marrëdhënia e tyre nuk varet nga një akt seksual apo një  moment i caktuar zjarri që mund të ketë Kristiani për dikë tjetër.

Ndërsa pranoi se vetë ka rënën pre e tundimeve, por theksoi se asnjëherë nuk mendon të shkatërrojë familjen e saj.

“Nuk do e kisha fare problem nëse Kristiani do më tradhtonte. Jam e sigurt që nuk është i tërhequr nga dikush tjetër. Por edhe nëse do të ndodhte që do ishte, do isha OK me këtë. Mendoj e marrëdhënia jonë është përtej këtyre, nuk varet nga thjesht një akt seksual apo një moment i caktuar zjarri që mund të ketë Kristiani për dikë tjetër”, tha ajo.

“Ke frikë nga tundimi, që mund të biesh në këtë grackë?, u pyet Zhaku nga Alketa Vejsiu.

“Kam herë pas here, njeri jam edhe unë, mund të ketë qëlluar që kam rënë në tundime sepse jeta është e tillë dhe të vendos para sfidave të tilla, por asnjëherë nuk mendoj se do të shkatërroja familjen për një tundim të caktuar.

Nuk duhet parë si tradhti, si një mëkat i madh, sepse nuk jem në mesjetë tani që të ndihemi të kërcënuar nga turmat apo furra e druve. Po flas nga përvoja, njerëzit duhet të çlirohen pak nga këto komplekse”, u shpreh ajo.

Zhaku dhe Kristian janë prindër të një djali, që ka ardhur në jetë në gusht të vitit 2022. Ishte Inida që zbuloi lajmin në atë kohë duke publikuar një foto në Instagram ku shfaqej duke mbajtur në krahë vogëlushin.

Ajo nuk shkoi asgjë krah fotos, por muaj përpara se të vinte në jetë djali në një intervistë zbuloi se do e quante Amon që është një emër mbreti hebre.

“Christiani e ka një gocë dhe e donte çun. Edhe unë çun e doja se me çunat më ka ecur më mirë muhabeti. Emrin e kemi menduar dhe do ia vendosim Amon. Emër i vjetër hebre i një mbreti dhe më pëlqen sepse tingëllon shumë bukur. Është shumë i thjeshtë”, zbuloi ajo.

Artistja është martuar me partnerin e saj gjerman, Christian Kreuz, i cili është gjithashtu muzikant, në vitin 2013.

Por çifti 7 vite më pas i habitën të gjithë me vendimin e tyre për t’u ndarë në vitin 2022.

Megjithatë, ndarja mes tyre zgjati vetëm një vit, kohë të cilën vetë ata e cilësuan si të nevojshme për të parë më qartë marrëdhënien e tyre.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: