AKTUALITET /

“E ndihmova djalin të pastronte gjakun në dhomë”/ Nëna e vrasësit së 22 vjeçares e pranon fajin

Zonja, e cila pranon se ka qenë në shtëpi në momentin kur djali i saj kreu femicidin, thuhet se e ka ndihmuar të pastrojë dhomën e gjumit ku dyshohet se ndodhi vrasja.

Shkruar nga Versus

“E ndihmova djalin të pastronte gjakun në dhomë”/

Ka përfunduar në Komisariatin e Policisë në Romë, në zyrat e seksionit të vrasjeve, marrja në pyetje e nënës së Mark Samson, të riut të arrestuar për vrasjen e Ilaria Sula-s, ish-të dashurës së tij.

Gruaja është regjistruar që të shtunën në regjistrin e të dyshuarve me akuzën e bashkëpunimit në fshehjen e trupit të pajetë, një vepër penale që parashikon deri në tre vite burg. Një marrje në pyetje që zgjati katër orë, edhe për shkak të pranisë së domosdoshme të një përkthyesi, të cilën gruaja vetë e kishte kërkuar, përballë provave gjithnjë e më të forta ndaj saj.

" E ndihmova djalin tim të pastronte njollat e gjakut në shtëpi", pranon Nors Marlapz.

Në përfundim të deklaratave dhe përgjigjeve ndaj pyetjeve të prokurores Maria Perna, asaj iu formalizua akuza për bashkëpunim në fshehjen e trupit. Në urdhrin e arrestit për 23-vjeçarin, gjyqtari nënvizon "ftohtësinë dhe mungesën e ndjeshmërisë" në goditjen e befasishme dhe "brutale të një personi që kishte besim tek ai".

Zonja, e cila pranon se ka qenë në shtëpi në momentin kur djali i saj kreu femicidin, thuhet se e ka ndihmuar të pastrojë dhomën e gjumit ku dyshohet se ndodhi vrasja.

Në ditët në vijim, ekipi mbrojtës i 23-vjeçarit mund të kërkojë një ekspertizë psikiatrike për Samson.

Vendimi për ekspertizën psikiatrike

“Nëna ishte në shtëpi, ndryshe nga babai i tij, i cili në atë orë nuk ndodhej aty, dhe tani po sqaron pozicionin e saj. Ajo është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e trupit të pajetë”, konfirmon avokati Fabrizio Gallo, mbrojtësi i Mark Samson.
Për mundësinë e ekspertizës psikiatrike, Gallo shpjegon se duhet të analizohet marrja në pyetje e të riut dhe të shihet nëse ka një histori të mëparshme.

“Nuk është thelbësore, por është një nga mundësitë që mund të ndiqet, në momentin që edhe ne mbrojtësit duam të kuptojmë çfarë ka kaluar në mendjen e djalit për të kryer një akt kaq të rëndë.”

Penalisti: “Mark duhet të kuptojë çfarë ka bërë”

“Mund të tingëllojnë si fjalë të zakonshme, por nuk kam fjalë për të përshkruar dhimbjen që po përjetojnë prindërit e Ilaria Sula-s. I bashkohem ngushëllimeve të familjes,” shton ai.

“Duhet të dimë me siguri çfarë ka ndodhur.”

“Mark duhet të kuptojë gabimin që ka bërë,” përfundon penalisti.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: