AKTUALITET /

Prindërit kërkojnë falje. Çfarë thotë avokati i vrasësit së shqiptares 22 vjeçare në itali: Nëna nën hetim për fshehjen e kufomës

“Prindërit e djalit janë të shkatërruar nga pikëllimi, në mosbesim, ende të tronditur, të frikësuar dhe kërkojnë falje të sinqertë për gjithçka që ka ndodhur”.

Shkruar nga Versus

Prindërit kërkojnë falje. Çfarë thotë avokati i

“Prindërit e djalit janë të shkatërruar nga pikëllimi, në mosbesim, ende të tronditur, të frikësuar dhe kërkojnë falje të sinqertë për gjithçka që ka ndodhur”.

Kështu ka thënë avokati Paolo Foto, mbrojtësi i nënës së Marc Samsonit, i arrestuar për vrasjen e Ilaria Sulës, teksa doli nga komisariati.

“Për momentin nuk është kërkuar asnjë masë për nënën e Markut, ajo është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e një kufome – shtoi ai – Prokurori ka rezervuar të drejtën të kërkojë çdo shtesë dhe sqarim.

Jemi në dispozicion. Babai ndoshta nuk do të dëgjohet as në ditët në vijim, ai është krejtësisht i palidhur me këtë çështje”.

Më tej ai shtoi se për nënën nuk ka ende masë por është nën hetim.

 

Tags:

vrasje

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: