POLITIKË /

Gati 10 mijë sete dhe 245 mijë fletë! Si po punohet për dërgesën e materialeve për votën e Diasporës

Deri tani janë përgatitur rreth 10 mijë pako të tilla dhe dërgesa e parë pritet të niset të hënën, duke shënuar një risi për Shqipërinë: për herë të parë qytetarët në diasporë do të kenë mundësinë të votojnë përpara datës zyrtare të zgjedhjeve, që është 11 maji.

Shkruar nga Versus

Gati 10 mijë sete dhe 245 mijë fletë! Si po punohet për

120 punonjës janë angazhuar me turne të pandërprera për të përgatitur materialet zgjedhore që do t’u dërgohen votuesve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Ata po punojnë në mënyrë të organizuar për të bërë gati zarfet me fletët e votimit dhe dokumentet përkatëse.

Deri tani është përfunduar vulosja dhe paketimi i rreth 245 mijë fletëve të votimit në zarfin e parë, të quajtur “Zarfi A”, përveç një numri të vogël fletësh në qarkun Fier, ku puna është drejt përfundimit.

Të dielën, puna ka vazhduar në formën e një zinxhiri të organizuar, ku për secilin votues përgatitet një zarf i personalizuar. Fillimisht, fleta e votimit për qarkun e secilit qytetar vuloset dhe vendoset në një zarf të brendshëm (Zarfi A), që është anonim. Ky zarf më pas futet në një tjetër zarf më të madh (Zarfi B), ku ndodhen të dhënat e koduara të votuesit.

Pasi përgatitet Zarfi B, kompania postare e merr atë dhe e vendos në një zarf të tretë – zarfin e verdhë – bashkë me udhëzimet për votim, një listë me kontaktet e kompanisë në vende të ndryshme të botës, dhe një zarf të katërt që do përdoret për kthimin e votës nga votuesi.

Kompania më pas vulos zarfin me të dhënat e adresës dhe i merr në dorëzim për t’i shpërndarë në 85 vende të ndryshme ku jetojnë votues shqiptarë.

Deri tani janë përgatitur rreth 10 mijë pako të tilla dhe dërgesa e parë pritet të niset të hënën, duke shënuar një risi për Shqipërinë: për herë të parë qytetarët në diasporë do të kenë mundësinë të votojnë përpara datës zyrtare të zgjedhjeve, që është 11 maji.

Ndërkohë, ata që nuk janë pranuar ose nuk janë regjistruar për të votuar nga jashtë, mbeten ende në listat e votuesve në Shqipëri dhe mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës personalisht në vend./Versus.al/

Tags:

disapore vota

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: