Sot në Luksemburg mbahet konferenca e katërt ndërqeveritare ku do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Në këtë takim, do të diskutohen dy grup-kapituj për tregun e brendshëm dhe konkurrencën.
Deri më tani janë mbajtur tre konferenca qeveritare që kanë pasur si objektiv përparimin e vendit tonë drejt rrugës së Integrimit në BE. Më 19 korrik të 2022-it në Bruksel u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare ku u hapën negociatat për Klasterin 1 i cili përfshin disa kapituj në fusha të ndryshme, ky grupkapitull ishte një prej më të rëndësishmëve pasi prekte fusha si drejtësia, funksionimi i institucioneve demokratike, reformimi i administratës publike dhe prokurimi publik.
Konferenca e dytë u zhvillua më 15 tetor 2024, në Luksemburg, ku u hapën negociatat për një grup-kapitull të rëndësishëm, që trajton tematikat e drejtësisë, gjyqësorit dhe institucioneve demokratike. Hungaria, e cila mbante presidencën gjashtëmujore të BE-së, organizoi këtë konferencë pas arritjes së marrëveshjes mes vendeve anëtare që Shqipëria kishte përmbushur kushtet për hapjen e grup-kapitullit të parë që lidhet me të drejtat themelore.
Konferenca e tretë ndërqeveritare u mbajt më 17 dhjetor 2024 në Bruksel dhe u zhvillua në nivel ministror, duke shërbyer për hapjen e negociatave për Klasterin 6: Marrëdhëniet e jashtme, përfshirë kapitujt “Kapitulli 30 – Marrëdhëniet e jashtme” dhe “Kapitulli 31 – Politika e jashtme, e sigurisë dhe mbrojtjes”.
Edhe në fushatën elektorale për zgjdhjet e 11 majit, kreu i qeverisë e ka përqendruar tek mundësia për anëtarësim në BE duke pretenduar se vetëm me PS është e garantuar kjo rrugë e vendit drejt integrimit. Ndërsa përfaqësues të BE në Tiranë kanë theksuar se përa kohë reformat vazhdojnë, nuk ka rëndësi cila qeveri është në pushtet. Versus.al








