Gjesti ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut me një veprim mjaft të papritur dhe intrigues ndaj ish-banores së “Big Brother VIP Kosova”, Kader Kicaj.
Në një prej fotografive të publikuara në profilin e saj në Instagram, ku Kader shihej duke pozuar me bikini, Gjesti nuk i kurseu reagimet. Ai i komentoi me një emoji të çokollatës një detaj i vogël por që nuk kaloi pa u vërejtur nga ndjekësit e shumtë.
Reagimi i Kaderit erdhi menjëherë, ajo iu përgjigj me fjalën e shkurtër, por shumë domethënëse: “Jom”, një pranim i drejtpërdrejtë që konfirmoi komplimentin e bërë nga Gjesti dhe krijoi një valë reagimesh nga fansat.
Pavarësisht se ky ndërveprim i dyshes ka ngjallur shumë spekulime dhe ka ndezur kureshtjen e publikut, deri më tani nuk janë dhënë detaje të tjera që të lënë të kuptohet nëse mes tyre ka diçka më shumë se një flirt virtual. Versus.al







