MAGAZINË /

Grenell në bregdetin shqiptar me dashurinë e jetës, kush është burri që i qëndroi pranë në betejën me kancerin?!

Nuk është thjesht një histori dashurie: Lashey ka qenë një figurë kyçe në jetën e Grenell, veçanërisht gjatë periudhës kur ai po luftonte me kancerin.

Shkruar nga Versus
Grenell në bregdetin shqiptar me dashurinë e jetës, kush
Richard Grenell dhe Matt Lashey

Richard Grenell, i Dërguari i Posaçëm i Donald Trump për çështje speciale, është parë këto ditë duke shijuar pushimet në rivierën shqiptare, më konkretisht në Ksamil.

Në videot e shpërndara në Instagram, Grenell shihet teksa lundron në ujërat kristal të jugut të Shqipërisë, me bluzën me sloganin e fushatës së Trump dhe të rrethuar nga një grup miqsh amerikanë.

Por vëmendjen e merr një person i veçantë në krah të tij partneri i tij prej vitesh, Matt Lashey.

Nuk është thjesht një histori dashurie: Lashey ka qenë një figurë kyçe në jetën e Grenell, veçanërisht gjatë periudhës kur ai po luftonte me kancerin.

Grenell në bregdetin shqiptar me dashurinë e jetës, kush
Matt Lashey në të djathtë

Ai jo vetëm që e ka mbështetur moralisht, por ka zhvilluar një aplikacion të quajtur chemoWave, për të ndihmuar pacientët si Grenell të menaxhojnë më mirë trajtimet dhe efektet anësore.

Vetë Grenell ka rrëfyer më herët se: “Për fat të mirë, mbështetja e palëkundur që mora nga Matt më ndihmoi të kaloj këtë kohë të frikshme.”

Tashmë, çifti duket se po shijon paqen dhe bukurinë që ofron Shqipëria, ndërkohë që vizita e tyre shërben njëkohësisht si promovim i drejtpërdrejtë për vendin tonë në sytë e ndjekësve ndërkombëtarë./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by richardgrenell (@richardgrenell)

Poll