Një lëkundje e fortë toke është regjistruar sot pasdite në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kroaci, ka bërë të ditur Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.
Sipas të dhënave të para të EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter me epiqendër 39 kilometra në veriperëndim të Zenicës në një thellësi prej dhjetë kilometrash dhe 29 kilometra në verilindje të Knezhevës në Bosnjë, dhe sipas dëshmive, është ndjerë veçanërisht nga qytetarët e Teshanit, të cilët theksojnë se ka zgjatur rreth 20 sekonda.







