Dita e hënë parashikohet të jetë me mot relativisht të paqëndrueshëm. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, në disa prej zonave të vendit, kryesisht në veri priten reshje shiu.
Pavarësisht motit të paqëndrueshëm temperaturat do të jenë të larta, me maksimalen 27 gradë celcius në Berat e Elbasan dhe minimalen me 17 gradë në Korçë.
Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzimi në det do të jetë deri në 2 ballë. Versus.al








