MAGAZINË /

Kush është Victoria Starmer, gruaja diskrete e kryeministrit të ri britanik?

Ajo studioi drejtësi në Universitetin e Cardiff-it dhe punon në shërbimin publik. Çifti u martua në vitin 2007 dhe kanë dy fëmijë, tani adoleshentë, një djalë 16-vjeçar të quajtur Toby dhe një vajzë 13-vjeçare, emri i së cilës nuk është bërë kurrë publik. Keir Starmer e cilëson gruan e tij si "shumë të guximshme" dhe "me këmbë në tokë".

Shkruar nga a.b.

Kush është Victoria Starmer, gruaja diskrete e kryeministrit të

Del rrallë para fotografëve. Victoria Starmer, bashkëshortja e kryeministrit të ri britanik Keir Starmer, përpiqet të ruaj jetën private të familjes së saj dhe synon, pavarësisht hyrjes së saj në 10 Downing Street, të vazhdojë punën e saj brenda sherbimit publik.

Shumë britanikë, zbuluan për herë të parë të premten fytyrën e kësaj bruneje 50-vjeçare, e cila ka ndarë jetën me kreun e qeverisë laburiste për më shumë se 20 vjet dhe e shoqëroi atë, dorë për dore, në Pallatin Buckingham dhe më pas në 10 Doëning Street, tanimë shtëpia e re e ccifti Starmer.

Kush është Victoria Starmer, gruaja diskrete e kryeministrit të

Që kur Keir Starmer mori drejtimin e Laburistëve në vitin 2020, dhe përsëri gjatë fushatës zgjedhore, Victoria Starmer nuk ka dhënë kurrë një intervistë. Daljet e saj publike janë të pakta: me bashkëshortin e saj në qendrën e votimit në ditët e zgjedhjeve, në tribunën e turneut të tenisit Wimbledon ose në Buckingham Palace për darka dhe pritje zyrtare.

Përjashtimi i vetëm i dukshëm: në fund të vitit 2023, kur ajo shoqëroi Keir Starmer në skenë në konferencën vjetore të partisë, e veshur me një fustan të kuq në ngjyrat Laburiste.

Avokate

E rritur në Londrën Veriore, Victoria Starmer (Alexander), është vajza e një babai kontabilist me origjinë hebreje polake dhe një nëne mjeke.

Kush është Victoria Starmer, gruaja diskrete e kryeministrit të

Ajo studioi drejtësi në Universitetin e Cardiff-it ku drejtoi sindikatat e studentëve. Më vonë ajo bëri fushatë për Laburistët gjatë periudhës së Tony Blair. Ajo ka punuar si avokate në një firmë ligjore përpara se të bashkohej me Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (NHS) disa vite më parë.

Kryeministri i ri e ka rrëfyer disa herë takimin e tyre. Ndërsa ishte avokat, Viktoria ishte përgjegjëse për t'i siguruar dokumentet dhe ai e kishte thirrur në telefon për të kontrolluar seriozitetin e punës së saj, në një mënyrë në dukje jo miqësore, pasi ajo kishte deklaruar pak para se ta mbyllte telefonin: "Por kush mendon ai se është?"

Çifti u martua në vitin 2007 dhe kanë dy fëmijë, tani adoleshentë, një djalë 16-vjeçar të quajtur Toby dhe një vajzë 13-vjeçare, emri i së cilës nuk është bërë kurrë publik. Ata jetojnë në distriktin Kentish Town, në zonën elektorale të Londrës Veriore.

Kush është Victoria Starmer, gruaja diskrete e kryeministrit të

"Këmbët në tokë"

Edhe pse kryeministri thotë se nuk është besimtar, Victoria përpiqet t'ua përcjellë traditën hebraike fëmijëve të tyre, duke shkuar në sinagogë me ta dhe duke organizuar darka Shabat të premteve në mbrëmje.

Keir Starmer-it nuk i mungojnë kurrë komplimente për "Vic", duke e quajtur atë "shumë të guximshme" dhe "me këmbë në tokë" në një intervistë me Vogue në fillim të këtij viti.

Kush është Victoria Starmer, gruaja diskrete e kryeministrit të

E konsideruar nga shumë prej këshilltarëve të liderit laburist si një pasuri për burrin e saj, kjo entuziaste e garave me kuaj, megjithatë mbeti në një distancë të sigurt nga media gjatë fushatës zgjedhore së bashkëshortit Keir Starmer. Ajo pohoi se donte t'i jepte përparësi djalit të tyre që po kalonte këtë vit provimet përfundimtare të shkollës së mesme.

Megjithatë, ajo nuk mund ta pengonte shtypin të diskutonte dëshminë e saj në gjykatë në mesin e qershorit në një rast ku tre aktivistë pro-palestinezë ishin në gjyq për demonstratë para shtëpisë Starmer kundër qëndrimit të liderit laburist për konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

“Nuk u ndjeva mirë, të them të drejtën. Isha e shqetësuar dhe e u gjenda në një situatë të pakëndshme”, tha ajo.

Cila “Zonja e Parë” do të jetë ajo?

Cila "Zonjë e Parë" do të jetë ajo në 10 Doëning Street, kur Keir Starmer ka thënë se "padyshim" do të vazhdojë të punojë për NHS?

Kush është Victoria Starmer, gruaja diskrete e kryeministrit të

Ndoshta jo një Carrie Johnson, e gjithëpranishme së bashku me Borisin dhe e mbiquajtur "Carrie Antoinette" nga kritikuesit e saj. As ndoshta një Cherie Blair, një avokate brilante, por që disa deklarata të parakohshme të së cilës ndonjëherë e kanë vënë në siklet Tony Blair. Por a do të jetë ajo po aq e zhveshur sa burri i Margaret Thatcher, mantra e të cilit ishte: "Gjithmonë i pranishëm, e kurrë atje"?

Kush është Victoria Starmer, gruaja diskrete e kryeministrit të

Keir dhe Victoria Starmer në çdo rast synojnë t'i "mbrojnë fort" fëmijët e tyre nga qendra e vëmendjes së mediave që do të vijnë, tha kjo e fundit disa ditë para zgjedhjeve.

 

Poll