I ftuar në programin “Pushime On Top” reperi Ledri Vula nuk foli vetëm për muzikën e tij, por edhe për kolegët që ka vënë re në skenën shqiptare. Dhe pikërisht këtu ndodhi surpriza.
Ledri përmendi Gjestin me nota vlerësimi, duke treguar jo vetëm që e ndjek, por edhe që ka interes për një bashkëpunim të mundshëm me të.
“Kisha pasur dëshirë të shkoja në studio me të, vetëm ta shoh si energji. Mënyra si punon, i ka shumë të mira,” – tha Ledri.
Por kur emri i Joz Markut hyri në bisedë, qëndrimi i tij ndryshoi menjëherë. Pa shumë koment, Ledri tha prerë:
Me Jozin, jo.
Kaq mjaftoi që rrjetet sociale të nisin hamendësimet: A ka ndonjë prapaskenë mes tyre apo thjesht nuk i pëlqen muzika e tij?
Në çdo rast, Ledri nuk e zgjati më tej, por refuzimi i tij ka ndezur diskutimet online.







