Shqipëria do të përballet sonte me Serbinë mbrëmjen e sotme në orën 20:45 në atë që konsiderohet si një prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë tonë të futbollit.
Dueli i sotëm do të jetë vendimtar për fatin e Kombëtares tonë sa i takon garës drejt Botërorit 2026. Në prag të përballjes, është konfirmuar lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar për këtë takim ku do të jenë të gatshëm 22 futbollitë. Njëri prej tyre do ta ndjekë ndeshjen nga tribuna. Bëhet fjalë për mesfushorin sulmues Nazmi Gripshi i cili kishte udhëtuar nga Kazakistani për t’ju bashkuar ekipit.
Pavarësisht se trajneri Sylvinho kishte folur me vlerësim për Gripshin në konferencën e fundit, duke pranuar se e kishte ndjekur me kujdes në ndeshjet e klubit të tij Astana, tekniku brazilian ka vendosur që për momentin 27-vjeçari të mos debutojë ende me fanellën kuqezi. Versus.al







