MAGAZINË /

“Na ka kthyer 20 vite mbrapa”, Smajlaj i përgjigjet Luiza Gegës: Ka inate personale, nuk erdhi në aeroport

Presidenti i atletikës tha se Gega nuk ishte paraqitur as në aeroport edhe pse për të dhe sportistë elitarë ishte caktuar udhëtimi me avion.

Shkruar nga Versus
“Na ka kthyer 20 vite mbrapa”, Smajlaj i përgjigjet Luiza
Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega

Pas akuzave të forta në drejtim të tij nga ana e atletes Luiza Gega, ka reaguar presidenti i Federatës Izmir Smajlaj i cili foli për përplasjet mes tyre dhe për kampionatin evropian ekipor të atletikës.

Gega e akuzoi se po e kthente federatën mbrapa duke i dërguar për udhëtim me autobus, ndërsa Smajlaj u shpreh në Report Tv se pjesa elitare e atletikës do të nisej me avion drejt Sllovenisë, por theksoi se Luiza as nuk u paraqit në aeroport.

“Luiza Gega bëri gjithë ato kritika, për rikthimin 20 vite mbrapa me autobus. Është një interpretim që nuk paraqitet realitetin e plotë të përpjekejeve tona. Pjesmarrja në ligën e 3 evropiane kërkon një planifikim shumë të kujdsshëm, veçanërisht, kur bëhet fjalë për një delegacion të madh. Ne e kemi te detyrueshëm me ligj të dalim në agjensim të prokurim publik, asnjë nga 7 agjensitë nuk i plotësoi kriteret e duhura. Për rrjedhojë menduam që pjesën elitare të atletikës ta nisim me avion, ku ishte edhe Luiza gega. Megjithatë ajo nuk u paraqit në aeroport fare,”-u shpreh fillimisht kreu i FSHA.

Më tej ai theksoi se nuk mundet që inatet personale të vendosen mbi rëndësinë e peshës që ka fanella e ekipit.

“Pesha e fanelës së kombëtares është shumë më e rëndësishme se çdo inat personal apo pakënaqësi sepse kur veshim fanelën e Shqipërisë përfaqësojmë miliona shqiptarë, që janë një burim frymëzimi dhe krenarie. Çdo përgjegjësi kolektive duhet të jetë gjithmonë mbi interesin personal,”-tha Smajlaj. Versus.al

Poll