MAGAZINË /

Ndeshja e shumëpritur me Serbinë, "legjionarët" nisin sot përgatitjet

Shkruar nga Versus

Ndeshja e shumëpritur me Serbinë, "legjionarët" nisin

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur sot zyrtarisht përgatitjet për përballjen ndaj Serbisë që do të luhet më 7 qershor në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026.

Në orën 17:30 futbollistët e ftuar do të dalin për stërvitjen e përbashkët. Deri më tani pjesa më e madhe e të ftuarve janë në dispozicion të trajnerit Brazilian Sylvinho. Ndërsa 6 futbollistë kanë njoftuar se do t’i bashkohen më vonë skuadrës për shkak të disa angazhimeve që kanë patur.

Për ndeshjen e cila ka bërë që policia të marrë masat maksimale të antiterrorit, ka patur interes të madh dhe 200 mijë aplikime për bileta nga ana e tifozëve duke e treguar dëshirën e shumë shqiptarëve për të mbështetur skuadrën kombëtare atë mbrëmje.

Sylvinho teksa foli për strategjitë e skuadrave, tha se serbët kanë në avantazh forcën fizike dhe shtatlartësinë që e përdorin duke luajtur me topa të gjatë. Por theksoi se kombëtarja jonë do të përqendrohet në stilin e saj të lojës duke tentuar të fitojë ndeshjen përgjatë 90 minutave që do të luhen. Versus.al

Poll