MAGAZINË /

'Pasha Allahun jam tu vujt, fort'– Gjesti habit me deklaratën para fansave të tij në koncert

Gjatë një koncerti të fundit në kuadër të turit të tij europian, i mbajtur në eventin “Illyrian Glamour”, Gjesti nuk i përmbajti emocionet përballë publikut.

Shkruar nga Versus
'Pasha Allahun jam tu vujt, fort'– Gjesti habit me
Gjesti

Ndërsa mjegulla mbi marrëdhënien e tij me Eglin vazhdon të qëndrojë e dendur, reperi i njohur Gjesti po shfaqet gjithnjë e më i ndjeshëm në daljet publike.

Gjatë një koncerti të fundit në kuadër të turit të tij europian, i mbajtur në eventin “Illyrian Glamour”, Gjesti nuk i përmbajti emocionet përballë publikut.

Me një ton që ndërthurej mes dhimbjes dhe humorit të hidhur, ai deklaroi:

“A jeni tu vujt allahile? Unë po! Pasha Allahun jam tu vujt, fort bile. Shumë keq i kam punët.”

Këto fjalë prekëse u pritën me habi dhe kureshtje nga fansat, të cilët menjëherë nisën të pyesin veten: A është kjo një shenjë e ndarjes nga Egli, apo thjesht një moment emocional artistik?

Prej kohësh, marrëdhënia e dyshes ka qenë në qendër të thashethemeve në rrjetet sociale dhe mediat rozë. Megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar apo mohuar asgjë publikisht, sjelljet e fundit të Gjesti duket se lënë pak vend për dyshime – diçka nuk po shkon.

Një gjë është e sigurt: në skenë, Gjesti nuk po e fsheh më dhimbjen. Përmes muzikës dhe emocioneve të forta live, ai duket sikur po përpiqet të përballet me një të vërtetë personale – larg dritave të skenës, por shumë pranë zemrës së publikut.

Tags:

gjesti

Poll