Kleviol Ahmeti i njohur ndryshe me emrin e tij artistik ‘’Cllevio’’ pritet të ekstradohet ditën e nesërme nga Dubai ku është arrestuar drejt Shqipërisë.
Pas tre muajsh ndalim në Emiratet e Bashkuara, reperi ka nënshkruar dokumentet për ekstradim duke pranuar që të kthehet në Shqipëri për t’u përballur me akuzat ligjore që ai pretendon se janë ngritur nga kundërshtarët e tij në rrjetet sociale apo muzikë.
Cllevio ka qenë një prej emrave më të komentuar në shoëbiz-in shqiptar, i njohur për deklaratat e drejtpërdrejta, konfliktet publike dhe videot virale në rrjetet sociale. Shpeshherë ai është përfshirë në debate me figura të tjera të njohura të muzikës dhe internetit duke u bërë një personazh i ndjekur, por edhe i diskutueshëm. Versus.al







