Sipas një libri të ri, presidenti rus Vladimir Putine dyshohet se ka pasur një marrëdhënie me një studente dhe modele 17-vjeçare, Alisa Kharcheva, pas paraqitjes së saj në një kalendar erotik provokues që u publikua për të festuar ditëlindjen e tij në vitin 2010.
Libri me titullin “Cari - Si Vladimir Putine na ka mashtruar të gjithë”, autorë Roman Badanin dhe Mikhail Rubin paraqesin shefin e Kremlinit në një portret disi ndryshe nga ai që paraqitet shpesh në mediat ruse, si mbrojtës i vlerave tradicionale dhe anti-perëndimore. Në libër, përmenden marrëdhënie jashtëmartesore, nepotizëm dhe lidhje me krimin e organizuar.

Kalendari provokues
Libri thotë se Alisa Kharcheva u bë pjesë e një kalendari erotik në vitin 2010, që ishte realizuar nga studente gazetarie të Universitetit Shtetëror të Moskës, për të festuar ditëlindjen e 58-të të Putine, i cili në atë kohë ishte Kryeministër i Rusisë. Në kalendar ajo shfaqej në rroba të brendshme, me një mbishkrim pranë fotografisë së saj që thoshte: “Vladimir Vladimiroviç, ti je më i miri”.

Ftesa dhe takimet e rregullta
Pas publikimit të kalendarit, Putine thuhet se e ka marrë kalendarin të shoqëruar dhe me informacionet për vajzat që shfaqeshin në të. Veçanërisht e impresionuar nga Alisa, thuhet se ai e ftoi atw qw të vizitojë rezidencën e tij pranë Moskës.

Në këtë kohë, Putine ishte ende i martuar me Ludmillën dhe po mbante lidhje dashurie edhe me gjimnasten Alina Kabaeva.

Nga burimet e librit, Alisa Kharcheva e vizitoi Kremlinin çdo dy javë për më shumë se një vit.
Në vitin 2011, pasi përfundoi shkollën e mesme, Alisa u pranua papritur në Institutet e Larta të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë (MGIMO), një ndër universitete elitare ku zakonisht pranohen të pasurit ose studentë që kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme.
Në vitin 2015, ajo gjithashtu u zhvendos në një apartament luksoz në një nga zonat më prestigjioze të Moskës, me garazh nëntokësor. Apartamenti i përkiste një personi të quajtur Grigoriy Baevsky, i cili thuhet se ishte ndihmës i Putine-it për disa çështje personale “të ndjeshme”. Kur u pyet nga një reporter në lidhje me këtë, Alisa tha se e bleu apartamentin përmes një agjencie imobiliare dhe mohoi “çdo lidhje personale ose dhuratë nga presidenti ”, duke qeshur dhe duke thënë që kalendari ishte harruar prej kohësh.
Karriera e sotme dhe reagimet
Gazetarë nga gazeta gjermane Bild, në kuadër të këtij libri, gjetën se Alisa sot është sipërmarrëse në sektorin e bukurisë. Ajo punon në një start-up që shet kabina për nxirje (bronzimi), dhe kompania përdor marketing me gra të reja në poza provokuese.







