MAGAZINË /

Rrebeshe shiu dhe reshje bore në disa zona të qendrës së vendit, si parashikohet të jetë moti për sot

Parashikimi i motit, 11 dhjetor.

Shkruar nga Versus

Rrebeshe shiu dhe reshje bore në disa zona të qendrës së

Edhe gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të vijojnë masat ajrore të paqëndrueshme duke karakterizuar kushtet e motit ku vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante, më të theksuara në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër; në zonat malore në lartësinë mbi 800 metra do të ketë reshje dëbore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të përmirësojë dukshëm motin në të gjithë territorin Shqiptar duke sjellë intervale me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në Qytetin e Peshkopisë deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në Elbasan dhe Fier.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë. Versus.al

Poll