Sezoni i Luanit fillon rreth datës 22 korrik dhe zgjat deri më 22 gusht, duke sjellë me vete një energji të fortë dhe të zjarrtë që zgjon vetëbesim, dëshirën për të shprehur veten dhe nevojën për t'u parë dhe për t'u pranuar.
Luani është një shenjë e sunduar nga planeti Diell, kështu që kjo stinë mund të zgjojë kreativitetin, dëshirën për dashuri dhe shkëlqimin personal.
Marrja e iniciativës
Shumë veta ndihen të frymëzuar për të marrë iniciativë, për të qenë udhëheqës ose thjesht për të shkëlqyer në shoqëri.
Sezoni i Luanit na inkurajon të mos jemi modestë për atë që jemi dhe të tregojmë talentet dhe emocionet tona pa frikë. Është gjithashtu një kohë për kënaqësi, argëtim, luks dhe gjithçka që ushqen mendjen dhe trupin.
Megjithatë, është e rëndësishme t'i kushtohet vëmendje egos, sepse një nevojë e tepërt për vëmendje ose dramë mund të dëmtojë marrëdhëniet.
Idealisht, sezoni i Luanit na kujton se meritojmë dashuri, respekt dhe dritë, dhe se jemi të lumtur t'i ndajmë ato me të tjerët.
Sezoni i Luanit do të ketë një efekt intensiv te Dashi, Luani dhe Shigjetari, por nuk do tw jetw aspak pwr Ujorwt, Demin dhe Akrepin.
Dashi
Dielli në Luan ju sjell një periudhë argëtuese, me mundësinë e një romance të re. Nga 22 korriku, do të filloni të dilni më shumë në vende të tipit publik, kështu që kjo pjesë e verës do të jetë emocionuese për ju.
Luani
Sezoni i shenjës suaj do t'ju pëlqejë më shumë, kështu që do të tregoni potencialin tuaj dhe do të merrni vendime që do të përmirësojnë pjesën tjetër të vitit 2025. Çdo gjë që bëni ka një shans të lartë suksesi.
Shigjetari
Dielli në Luan ju sjell mundësinë e udhëtimit ose një plan për një udhëtim të gjatë. Shumë Shigjetarë do të zgjojnë një shpirt aventuresk që do t'i çojë në vende të largëta./Versus.al







