AKTUALITET /

Shqiptari u qëllua duke iu ikur plumbave! Detaje nga vrasja e dyfishtë në Greqi

Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi kur një person i panjohur hyri në recepsion dhe hapi zjarr ndaj pronarit. Shqiptari, i cili ishte dëshmitar i ngjarjes, u qëllua në shpinë teksa përpiqej të arratisej.

Shkruar nga Versus

Shqiptari u qëllua duke iu ikur plumbave! Detaje nga vrasja e dyfishtë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e dyfishtë që ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30 në fshatin Finikoundë të Kalamatas, në një qendër kampingu.

Viktimat janë një grek 70-vjeç, pronar i kampingut, dhe një shqiptar 55-vjeç, punonjës i tij.

Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi kur një person i panjohur hyri në recepsion dhe hapi zjarr ndaj pronarit. Shqiptari, i cili ishte dëshmitar i ngjarjes, u qëllua në shpinë teksa përpiqej të arratisej.

Autori u largua menjëherë në drejtim të panjohur, ndërsa personat e tjerë në kamping alarmuan policinë, tronditur nga gjendja e recepsionit, i cili ishte i larë në gjak.

Dyshohet se autori ka përdorur armë gjahu për kryerjen e krimit. Hetimet paraprake tregojnë se viktima grek dhe autori mund të njiheshin më parë dhe se mes tyre kishte pasur një incident të dhunshëm.

Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.Versus.al

Poll