AKTUALITET /

EMRAT/ Aksident në Rrugën e Arbërit: pesë anëtarë të një familjeje përfundojnë në spital

Të plagosurit janë transportuar fillimisht në qendrën spitalore të Klosit dhe më pas janë dërguar me ambulancë drejt spitalit të Burrelit për trajtim më të specializuar.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Aksident në Rrugën e Arbërit: pesë anëtarë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Rrugën e Arbërit, ku janë përfshirë pesë anëtarë të një familjeje.

Të plagosurit janë: Ismail Kurti, Liza Kurti, Dile Kurti, Adelina Kurti dhe Devis Kurti.

Ata janë transportuar fillimisht në qendrën spitalore të Klosit dhe më pas janë dërguar me ambulancë drejt spitalit të Burrelit për trajtim më të specializuar.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Në vendin e aksidentit ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plotë të rastit.

Njoftimi i policisë:

Klos/Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në fshatin Fshat, Klos, janë përplasur me njëri- tjetrin dy automjete me drejtues shtetasit D.K., dhe F.B.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë mbetur të lënduar 4 pasagjerë, që udhëtonin me shtetasin D.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Poll