
Dosja hetimore që shërbeu si bazë për caktimin e masave ndaj grupit të Avdylajve dhe Aleksandër Lahos, i njohur si “Rumi i Shijakut”, përmban një pasazh të rëndësishëm.
Aty tregohet se Rumi kishte dyshime se, megjithëse skema e falsifikimit të pronave dukej e përkryer, diçka mund të kishte shkuar keq.
Në një bisedë të zhvilluar përmes aplikacionit “Sky ECC” me Vullnet Muçën, i cili në dosje figuron si “Neti”, Rumi i kërkon atij të korruptojë ekspertin e caktuar nga SPAK për të realizuar ekspertizën e dokumentacionit të pronave në Durrës.
Më tej, ai pyet se ku kishte bërë gabim, duke iu referuar hetimeve që SPAK po kryente mbi çështjen e dokumentave të pronave.
Bisedat janë zhvilluar në vitin 2021 në SKY ECC:
1D6E0D: Po boja sikur nuk dija un, ai ishte gjarpër, ti tha idi mirë po do shprehem që janë…
L629B3: Atëherë kam fut dhe një avokat tjetër, me taku dikë t’i them të tërhiqet.
1D6E0D: Po ke firmat ajo A thoshte, po me ça kuptova e ka bo me Fredin pak lojën për na…
L629B3: Po vulat si kemi lujt neve.
1D6E0D: Po janë te volumi.
L629B3: Firmat ti e din si kemi lujt as vulat… po volumin i kishin matë dhe ato per aktet…
1D6E0D: 13 pika i kanë kërku spaku.
L629B3: Këtë avokatin që kam fut po e largoj… ta shkëpus… po dhe Fredi të fortë e ka bërë takimin, se ata nuk para takojnë njeri.
1D6E0D: Si duash, po ky do shprehet mirë.
L629B3: Janë shumë Espinoza… po e ke taku ti vet, ska mundësi me u shpreh keq ai, ne njëfarë mënyre ka pranu bashkëpunimin… ky ka taku sot shefin e këtij, bertiti po tha s’kam marrëdhënie me të.
1D6E0D: Po po e ke ok, po un i nejta te kjo pjesë un kam jetu jashtë kam bo 5 lek kam ardh me u bo shtetas, popo aty rri ti në rregull je.
L629B3: Shefi bertiti nuk shkonte mirë me Bertin dhe i thash leje një herë këtë që ka fol, mos u ngatërroni…
1D6E0D: Leje se është ok.
L629B3: Ai që e ka pranu me taku është ok… ka hap rrugën me marrë nai lek… meri lirisht, mos e helton… merrja me kohën avash avash kur të ketë marrë lekët… ta jep dhe vet në fund.
1D6E0D: Do ta respektoj, dhe do ta di për nder gjithë jetës që jena njerëz, ne treg do ta shpreh mirë.
L629B3: Po unë me ditë ku kena gabu neve që e kanë kap ata… me rregullu të tjerat.
1D6E0D: Do ta bojmë jo me marrë lekët e bo riekspërtim dhe po të vi të vi po te linja ime…
1D6E0D: Do ta bojmë ok, tha që mos të kesh siklet që me më dyshu.
L629B3: Ok në rregull shumë mirë… po thash doja me ditë po t’u mësove me kohën, ku e ka gabimin që e lujt kemi gabuar neve.
1D6E0D: Mu s’mle najsi dyshim.
L629B3: Pose ndoshta ke ato të s’kuhtit… jo jo ai derisa ka ardh takimi është ok… është me rregull.
1D6E0D: Po po bera sikur ma kap ky hallin ble se me ditë që ikemi bo janë shumë sipërfaqësore.







