MAGAZINË /

Shkon të rinovojë dokumentat, zbulon se kishte… vdekur

Historia fatkeqe e 54-vjeçarit pasohet dhe nga një tjetër "tragjedi"

Shkruar nga Versus

Shkon të rinovojë dokumentat, zbulon se kishte… vdekur

Augusto Gomes, një agjent sigurie 54-vjeçar, zbuloi rastësisht, teksa përpiqej të rinovonte kartën e tij profesionale, e detyrueshme në Francë për të ushtruar disa profesione, se kishte vdekur sipas të dhënave të administratës. Ky banor i Senlisit, në Oise, punon për të njëjtën kompani që nga viti 2009 dhe që atëherë e kryen këtë proces rinovues çdo 5 vjet. Megjithatë, këtë herë u refuzua: mbajtësi i kartës së tij të qëndrimit kishte vdekur zyrtarisht që në tetor 2016.

Shkon të rinovojë dokumentat, zbulon se kishte… vdekur

I detyruar të ndërmerrte hapa të shumtë për të vërtetuar faktin që ishte gjallë, ai i dha administratës të gjitha dokumentet e nevojshme, përfshirë formularët tatimorë. Më në fund mori konformimin se çdo gjë kishte qnë një “gabim kompjuteri”... por është tepër vonë. Punëdhënësi e kishte larguar nga puna, për shkak të mos rinovimit të kartës së detyrueshme profesionale brenda afatit të caktuar.

 

Poll