Gjesti dhe raporti i tij me Xheneta Fetahun në Big Brother Kosova3 vijon të jetë në qendër të vëmendjes me anë të komenteve në rrjete sociale. Së fundmi dyshja është parë në ambientet e TopChannel, por takimi i tyre ka qenë krejtësisht i rastësishëm.
Në programin “E Diell”, Xheneta sqaroi se nuk ka pasur asnjë komunikim mes tyre, “vetëm shkëmbyen shikime, duke qenë se Gjesti ishte i shoqëruar nga roje sigurie”.
Modelja theksoi se nuk dëshiron asnjë përballje me të dhe se të dy do të vazhdojnë të fokusohen në punët e tyre. Ndërkohë, Gjesti po shijon një romancë me këngëtaren Egli Tako me të cilën tha se do të vijojë njohjen jashtë. Versus.al








