MAGAZINË /

"S’ka lindur ai bir k*rve që ma çel derën mua", Ja çfarë tha tjetër Jozi pasi goditi Gjestin me shuplakë

Ish-banori Jozefin Marku, në dalje nga shtëpia goditi fizikisht Gjestin me një shuplakë aqq të fortë sa e rrëzoi në tokë, pasi koka ju përplas njëherësh Besart Kelmendit mes derës së jashtme dhe murit.

Shkruar nga Versus

"S’ka lindur ai bir k*rve që ma çel derën mua",

Do të mbetet ndoshta për shumë kohë një nga skenat më të pahijshme, më rënda e të papranueshme në historinë e Big Brother VIP Albania ajo që ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur ish-banori Jozefin Marku, në dalje nga shtëpia, goditi fizikisht me sa forcë pati Gjestin me një shuplakë aq të fortë sa e rrëzoi në tokë, e koka Besart Kelmendit ju përplas njëherësh mes derës së jashtme dhe murit.

Menjëherë pas aktit të dhunës, ai shpërtheu në fyerje, duke thënë: “S’ka le ai bir ku*ve që ma hap derën mua! Kush e hap derën? Legen!.”

Banorët mbetën të shokuar nga ngjarja, ndërsa Gerta dhe Egli ishin të parët që reaguan për të ndihmuar Gjestin e shtrirë përdhe nga shuplaka e fuqishme e 29 vjeçarit Marku.

Ky incident ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit dhe figura publike kanë dënuar ashpër sjelljen e Jozit, por jo më pak dhe produksionin për zgjedhjen e sidomos rifutjen në lojë të banorëve të nxjerrë nga shtëpia me zarf të zi për shkak të akteve të dhunës apo deklaratave ofenduese dhe krejtësisht të papërshtatshme.  

"S’ka lindur ai bir k*rve që ma çel derën mua",

Ngjarja ka ngjallur debat të fortë mbi kufijtë e lojës dhe përgjegjësinë që mbartin formatet televizive kur situatat tejkalojnë çdo normë etike dhe njerëzore.

Pas incidentit, Jozi është shoqëruar nga policia për në komisariatin nr 6 në Kombinat ku i janë marrë deklarimet në lidhje me incidentin e turpshëm. 

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: