MAGAZINË /

Vajzë apo djalë? Alfio Rrotani baba për herë të dytë, historia me inxhinieren e bukur

Ata kanë qëndruar gjithmonë të rezervuar për detajet e marrëdhënies së tyre, por lajmet për ardhjen e një fëmije i kanë shpërndarë emocionet e tyre tek publiku.

Shkruar nga Versus

Vajzë apo djalë? Alfio Rrotani baba për herë të

Alfio Rrotani, një emër i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar, ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave edhe për jetën e tij private. Pas një periudhe të gjatë të qëndrimit "mbyllur" në rrethin e ngushtë të jetës private, ai ka zbuluar se partnerja e tij e tanishme është një grua e quajtur Joana Gjonaj, e cila ka fituar zemrën e tij dhe është bashkë me të në një lidhje të fortë. Ata kanë qëndruar gjithmonë të rezervuar për detajet e marrëdhënies së tyre, por lajmet për ardhjen e një fëmije i kanë shpërndarë emocionet e tyre tek publiku. Alfio nëpërmjet fototve të bëra publike nga ceremonia e zbulimit të gjinisë së bebit ka zbuluar se do të bëhen prindër të një vajze. 

Vajzë apo djalë? Alfio Rrotani baba për herë të

Në festën e bërë ccifti duket shumë i përfshirë nga emocionet e pritjes së ardhjes në jetë të një trashegimtareje vajzë...

Vajzë apo djalë? Alfio Rrotani baba për herë të

Joana deri më tani ka mbajtur një profil disi diskret e jo shumë mediatik, por ajo është një figurë e njohur në rrethin shoqëror të Alfios, dhe dyshja është parë disa herë së bashku në aktivitete shoqërore, por gjithmonë larg syrit të kamerave.

Vajzë apo djalë? Alfio Rrotani baba për herë të

Ajo ka një prani të qetë dhe të matur në jetën e saj publike, duke ruajtur gjithashtu një qëndrim të rezervuar përsa i përket ekspozimit të jetës personale. Kjo është një periudhë e veçantë për të dy, që po presin me emocion ardhjen e një fëmije dhe nisjen e një kapitulli të ri në jetën e tyre.

Raporti i Alfio Rrotanit me Fatma Methasani

Ndërkohë që Alfio ka ndërtuar një marrëdhënie të bukur dhe të qëndrueshme me Joanën, një tjetër pjesë e jetës së tij që ka tërhequr vëmendjen e mediave ka qenë raporti i tij me moderatoren Fatma Methasanin, me të cilën ai ka pasur një martesë të parë që ka lënë gjurmë me djalin që lindi nga ajo dashuri. 

Megjithatë, marrëdhënia e tyre nuk ka zgjatur për shumë kohë. Pas disa viteve bashkë, ata janë ndarë, por gjithmonë kanë mbajtur një marrëdhënie të respektuar dhe pa ndonjë dramë të madhe publike. Pas ndarjes, dyshja ka treguar se, ndonëse nuk janë më bashkë, ata kanë mbajtur një respekt të ndërsjellë dhe vazhdojnë të kenë marrëdhënie miqësore.

 

Poll