MAGAZINË /

Vanessa Bryant shtatzënë? E veja Kobe Braynt iu përgjigjet thashethemeve me një foto epike të Rihanës

E veja e basketbollit të ndjerë i cili vdiq në një aksident ajror pesë vite me parë është vënë në qendër të vëmëndjes në mediat rozë. Pavarësisht mungesës së ndonjë prove të besueshme, thashethemet shkaktuar stuhi në rrjete sociale.

Shkruar nga Versus
Vanessa Bryant shtatzënë? E veja Kobe Braynt iu përgjigjet
Koby dhe Vanessa Bryant

E veja e basketbollit të ndjerë i cili vdiq në një aksident ajror pesë vite me parë është vënë në qendër të vëmëndjes në mediat rozë.

Rrjetet sociale si TikTok, Facebook dhe X kanë shpërthyer me thashetheme që pretendonin se Vanessa Bryant është shtatzënë me një basketbollit, 27 vjeçar.

Pavarësisht mungesës së ndonjë prove të besueshme, thashethemet shkaktuar stuhi në rrjete sociale.

Përdoruesit e rrjeteve sociale ishin të ndarë në dy kategori: disa që mbështesnin Vanessan Bryant ndërsa disa të tjerë ishin të ashpër me komentet.

‘Kobe dha jetën e tij dhe prishi marrëdhëniet familjare për atë grua e cila ka mbetur shtatzënë me një lojat tjetër profesionist, 16 vite më të vogël, vetëm pesë vite pas vdekjes së burrit me të cilin kaloi më shumë se 20 vite. S'ka më rregulla, këtu djema’ shkroi një komentues në Facebook.

Ndërsa një komentues tjetër shkroi: Nëse Vanessa Bryant është shtatzënë me të vertetë , unë nuk do të martohem kurrë.’

''Thashetheme thonë se Vanessa Bryant është shtatzënë, gjë që unë nuk e besoj, por edhe nëse është - betimet thonë 'derisa vdekja të na ndajë'. Kobe vdiq 5 vjet më parë!!!!’ shkroi një tjetër komentues.

Por thashethemet nuk ka zgjatur shumë, Vanessa Bryant iu është përgjigjur atyre me një seri postimesh në Instagram.

E veja e legjendës së NBA-së, e cila është 43 vjeç, postoi një seri memesh me këngëtaren Rihanna për të mohuar spekulimet se ajo është në pritje të fëmijës së saj të pestë me një partner të më tëri.

Vanessa postoi një meme të Rihannës në ujë duke treguar gishtin e mesëm, me mbishkrimin: "Po ruaj qetësinë time - nuk jam shtatzënë dhe po shijoj verën"./Versus.al

Vanessa Bryant shtatzënë? E veja Kobe Braynt iu përgjigjet

Poll