MAGAZINË /

VIDEO/ Nga vërshëllima e fundit e arbitrit në ndeshjen me Serbinë, në dhomat e zhveshjes: e gjithë festa kuqezi

Sulmuesi Rey Manaj ndezi festën kuqezi, duke shënuar një supergol në minutën shtesë të pjesës së parë. Festimi i tij me simbolin e shqiponjës dykrenare, në zemër të Serbisë, ishte një moment që do të mbahet mend gjatë.

Shkruar nga Versus

 

VIDEO/ Nga vërshëllima e fundit e arbitrit në ndeshjen me

Federata Shqiptare e Futbollit ka ndarë në rrjetet sociale momentet më emocionuese të fitores së Kombëtares shqiptare, që nga vërshëllima e fundit e arbitrit e deri tek dhomat e zhveshjes.

Në një ndeshje dramatike në stadiumin “Duboçica” të Leskovacit, Shqipëria triumfoi 1-0 ndaj Serbisë. Sulmuesi Rey Manaj ndezi festën kuqezi, duke shënuar një supergol në minutën shtesë të pjesës së parë. Festimi i tij me simbolin e shqiponjës dykrenare, në zemër të Serbisë, ishte një moment që do të mbahet mend gjatë.

Ekipi i trajnerit Sylvinho, edhe përballë presionit dhe thirrjeve të tensionuara nga disa tifozë vendas, arriti të mbante rezultatin deri në fund, falë një mbrojtjeje të fortë të udhëhequr nga Thomas Strakosha.

Kjo fitore i hap Shqipërisë rrugën për të ëndërruar për kualifikimin në Botëror, duke ngjitur kuqezinjtë në 11 pikë dhe vendin e dytë në Grupin K, ndërsa Serbia mbetet me katër pikë më pak.

 

Poll