Shënohet një incident gjatë procesit të zgjedhjeve vendore në Kosovë.
Pas një përleshjeje fizike mes disa personave, janë raportuar edhe të shtëna me armë zjarri pranë shkollës “Xheladin Gashi” në Komoran, ku është e vendosur një qendër votimi.
Sipas pamjeve të siguruara, një veturë është qëlluar me armë zjarri në afërsi të objektit shkollor. Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë sqaruar plotësisht.
Policia nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar lidhur me incidentin apo për të dyshuarit e përfshirë.







