
Kombëtarja serbe e futbollit do të luajë një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës kundër Andorrës (14 tetor, ora 20:45), por me një formacion shumë më të ndryshëm nga ai që luajti në ndeshjen kundër Shqipërisë (0:1).
Pesë lojtarë Nikola Milenkoviq, Luka Joviq, Predrag Rajkoviq, Andrija Zhivkoviq dhe Dragan Rosiq në duelin me Androën.
Këta fubollistë do të zëvëndësohen nga Luka Lijeskiqin, Vuk Draškiqin dhe Mihajlo Cvetkoviqin.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata e Futbollit e Serbisë.
“Sot, kombëtarja serbe udhëton për në Andorrë nga aeroporti i Nishit “Konstantini i Madh”, ku të martën, më 14 tetor, e presin një duel me vendin pritës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Për shkak të rrethanave objektive, ka pasur ndryshime në listën e lojtarëve për Andorrën. Për këtë ndeshje, do të mungojnë Nikola Milenković (për shkak të ngarkesës së madhe të punës), Luka Jović ( i rilënduar), Predrag Rajković (dhimbje në zonën e këmbës së sipërme të djathtë, në vendin ku u operua katër muaj më parë), Andrija Živković (dhimbje në këmbën e sipërme të majtë, tendosje e kuadricepsit të majtë) dhe Dragan Rosić (për shkak të gripit).
Emrat e rinj janë Luka Lijeskiq (Radnički 1923), Vuk Draškić (Crvena zvezda) dhe Mihajlo Cvetković (Anderlecht)”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Serbisë.
Репрезентација Србије данас са нишког аеродрома „Константин Велики” путује у Андору, где је у уторак, 14. октобра, очекује дуел са домаћином у склопу квалификација за Светско првенство.
— Fudbalski savez Srbije | FA of Serbia (@FSSrbije) October 12, 2025
Због објективних околности, дошло је до промена на списку путника за Андору. За овај меч… pic.twitter.com/qhYqxGlbH9







