
Shqipëria e Silvinjos arriti një fitore historike mbrëmë kundër Serbisë, falë golit të Rei Manajt që i siguroi tre pikët e arta kuqezinjve.
Tati Mendes, vajza e trajnerit Silvinjo, e cila gjithmonë ndjek me pasion Kombëtaren, ishte po ashtu aktive gjatë ndeshjes historike.
Ndërsa portieri Strakosha ishte një nga protagonistët kryesorë me pritjet dhe daljet e tij vendimtare, Tati nuk nguroi ta vlerësonte publikisht.
“Ky portier meriton një çmim”, shkruan vajza e trajnerit, duke theksuar rolin kyç të Strakoshës në mbajtjen e portës së paprekur gjatë sfidës.
Rei Manaj shquhet për golin vendimtar, por edhe Strakosha mbetet një nga figurat kyçe të triumfit shqiptar.







