Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se deri në orën 17:00, pjesëmarrja në zgjedhjet lokale ka arritur 32.30% të votuesve të regjistruar.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, komuna me pjesëmarrjen më të lartë deri në këtë orë është Mamusha, ku kanë votuar 64.61% e qytetarëve.
Ndërkohë, pjesëmarrja më e ulët është regjistruar në Skenderaj, me vetëm 23.61% të votuesve që kanë marrë pjesë deri tani.
Procesi i votimit vazhdon normalisht në të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa kutitë e votimit pritet të mbyllen në orët e mbrëmjes sipas orarit të parashikuar.







