MAGAZINË /

Vuajti 1 vit burg për pë*dhunimin e një gruaje, Dani Alves shpallet i pafajshëm

Alves u shpall fajtor vitin e kaluar për përdhunimin e një gruaje në një klub nate. Tani një gjykatë spanjolle ka rrëzuar vendimin, duke pretenduar për 'prova të pamjaftueshme'.

Shkruar nga Versus

Vuajti 1 vit burg për pë*dhunimin e një gruaje, Dani Alves

Ish-lojtari i Barcelonës, Dani Alves u shpall fajtor në shkurt 2024 për përdhunimin e një gruaje në një klub nate në dhjetor 2022 dhe u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg. Ish-mbrojtësi i Brazilit dhe Barcelonës mohoi keqbërjen gjatë gjyqit treditor.

Ajo gjykatë vendosi të premten se kishte "prova të pamjaftueshme" për të përjashtuar prezumimin e pafajësisë së Alves.

Katër gjyqtarët e një gjykate apeli me bazë në Barcelonë vendosën njëzëri për të rrëzuar dënimin. Në vendimin e tyre, ata shkruan se dëshmia e paditëses "ndryshonte dukshëm" nga provat e pamjeve video të marra përpara se gruaja dhe Alves të hynin në banjë, ku ajo tha se ai e detyroi atë të bënte seks pa pëlqimin e saj.

Alves, tani 41 vjeç, u mbajt në burg nga 20 janari 2023 deri në mars 2024 derisa u lirua pasi pagoi 1 milion euro (atëherë 1.2 milion dollarë) për lirimin me kusht, ndërsa priste apelimin e tij. Versus.al

Tags:

dani alves

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: