Lojtarët e kombëtares shqiptare kanë shpërthyer në festë në dhomën e zhveshjes pas fitores kundër Serbisë në stadiumin Leskovac.
Me shprehjet ‘o sa mirë me qenë shqiptarë’, futbollistët, i gjithë stafi dhe trajneri Sylvinho shihen tepër të emocionuar teksa festojnë ndeshjen historike për skuadrën tonë kombëtare duke bërë që pas fitores ‘në tavolinë’ në 2014-ën,, sot të fitonim për herë të parë në Serbi, për më tepër në një ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
Ndërsa menjëherë pas fitores, futbollistët kanë hyrë edhe live në rrjetet sociale për të ndarë gëzimin e tyre me tifozët.
‘’Zoti është i madh, vonon, por kurrë nuk harron hiç’’- u shpreh sulmuesi Mirlind Daku.Versus.al







