
Tiranë- I dashuri i polices Aldorjana Loshi e cila u vetëvra ditën e djeshme (24 maj) me armën e shërbimit, është arrestuar sot nga policia. 27 vjeçari i identifikuar si Endri Nika dyshohet se me veprimet e tij ka penguar policinë që të zbulojë të vërtetën e ngjarjes.
Ai u shoqërua ditën e djeshme në polici, ndërsa më vonë u mësua se kishte fshirë mesazhet në telefonin e 21 vjeçares e më pas kishte njoftuar në komisariat për ngjarjen e rëndë.
Ndërkohë është zbardhur edhe mesazhi i fundit që efektivja e ndjerë i kishte dërguar 27 vjeçarit Endri Nika.
“Kur të vish derën po ta lë të hapur, Zoti të ruajt”- shkruhej në mesazhin e fundit që efektivja i kishte dërguar të riut.
Versus mëson se babai i 27 vjeçarit, ishte koleg me 21 vjeçaren e cila u vetëvra ditën e djeshme në banesën e saj në rrugën "Ali Demi".







