AKTUALITET /

VIDEO/ IKMT pezullon punimet në Mifol dhe gjobit firmën që po gërryente kodrën

Shkruar nga Versus

VIDEO/ IKMT pezullon punimet në Mifol dhe gjobit firmën që po

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, pezulloi ditën e sotme punimet në Mifol, dhe gjobit firmën që po gërryente kodrën pres disa ditësh.

IKMT, vendosi masë gjobë ndaj kompanisë që po që po kryente gërryerjen e kodrës, pranë shtratit të lumit.

Raportohet se gjatë kontrollit të ushtruar nga IKMT, është konstatuar se leja e paraqitur, nuk plotësonte asnjë nga kriteret ligjore të nevojshme për zhvillimin e këtyre punimeve.

Burime bëjnë me dije se, kompania që po kryente gërryerjen nuk dispononte asnjë leje mjedisore.

Pas denoncimit të banorëve të zonës, IKMT verifikoi rastin dhe ndërhyri për ndalimin e gërryerjes së kodrës në Vlorë.

Banorët u ankuan se punime dëmtojnë drejtpërdrejt pronën e tyre, dhe po kryhen pa transparencë, dhe pa konsultim paraprak./Versus.al

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al