AKTUALITET /

Prekëse/ Publikohet momenti kur mjekët i japin ndihmën e parë 20 vjeçarit shqiptar të vrarë në Greqi

Shkruar nga Versus
Prekëse/ Publikohet momenti kur mjekët i japin ndihmën e
Orgito Lloci, pamje nga vendngjarja

Mediat greke kanë publikuar momentin nga vendi i ngjarjes ku 20 vjeçari shqiptar, Orgito Lloci, ndërroi jetë pas një sherri në Kalives, Greqi.

Në video shihen qytetarë të tramatizuar nga ngjarja, mjekë të cilët po i japin ndihmën e parë të riut shqiptarit. 

Sipas informacioneve të fundit nga pesë personat të cilët u ndaluan pas ngjarjes tragjike, dy 24 vjeçarë grekë ndodhen në paraburgim.

Ndërsa tre personat e tjerë nga Gjeorgjia, Bullgaria dhe Rumania u lanë të lirë pasi nuk ishin përfshirë në përleshjen fatale.

Sipas dëshmive të banorëve, i riu shqiptar është rrahur rëndë nga një grup të rinjsh derisa në një moment ka arritur të arratiset  drejt sheshit ku është rrëzuar dhe më pas ndërroi jetë.

Poll