AKTUALITET /

‘Këtu të gjithë i njohin vrasësit e Orgitos’ detaje të reja troditëse nga vdekja e të riut shqiptar në Greqi

Vrasja e 20 vjeçarit shqiptar, Orgito Lloci, që mbeti viktimë pas një sherri në Chania, Greqi, është mbuluar me një vello mistero. Dëshmitë që vijnë banorët e këtij ishulli janë tronditëse.

Shkruar nga B.SH
‘Këtu të gjithë i njohin vrasësit e Orgitos’
Orgito Lloci

Vrasja e 20 vjeçarit shqiptar, Orgito Lloci, që mbeti viktimë pas një sherri në Kalives të Greqisë, është mbuluar me një vello mistero.

Dëshmitë që vijnë banorët e këtij ishulli janë tronditëse.

Kryetari i shoqatës së rojeve bregdetare në ishull, Pantelis Matzorakis, është shprehur se para se të ndodhte ngjarja 20 vjeçari kishte pasur debate të forta me disa persona të cilët ishin me origjinë të huaj dhe me precedent të rëndë kriminal. 

Duke folur për median helene, Newsbomb, Pantelis Matzorakis u shpreh:

“Ngjarja nuk korrespondon me mënyrën se si veprojnë banorët këtu në Kalyves. Banorët këtu janë të qetë, nuk krijojnë probleme, janë profesionistë të shkëlqyer, ka të bëjë me mënyrën e sjelljes së Bashkisë dhe me gjithë sistemin politik në vend”.

"Ne të gjithë i njohim personat që e rrahën dhe e vranë djalin, ata kanë një të shkuar kriminale" vuri në dukje ai.

''Fëmija ishte shqiptar, kishte ardhur në ishull nga Athina nga një zyrë punësimi për të punuar si roje bregdetare. Disa nga të përfshirët në sherr punonin në të njëjtin hotel me 20 vjeçarin. Duket se njëri nga pjestarët e grupit  i kishte vjedhur portofolin, prandaj nisi dhe sherri. Në vendin ku ka ndodhur ngjarja nuk ka pasur njerëz, prandaj askush nuk ka reaguar. Kur njerëzit reaguan, autorët ishin larguar”, tha ai.

 

 

 

Poll