Greqi- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kretë ku një 20 vjeçar shqiptar i cili punonte si roje plazhi ka humbur jetën pas debatit me dy të rinj.
Mësohet se shqiptari ka pasur një debat të ashpër me dy 24 vjeçarë të tjerë me të cilët ishte përleshur fizikisht. Pas sherrit, i riu shqiptar nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar në spital ku edhe ka humbur jetën.
“Ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Hetimi është në vazhdim për të përcaktuar se çfarë kanë bërë në një farë mënyre secili nga pesë personat që dyshohet se janë përfshirë në incident”- njofton policia.
Ndërsa mediat greke shkruajnë se në vendin e përleshjes ishin edhe tre persona nga Gjeorgjia, Bullgaria dhe Rumania por ende nuk dihet roli i tyre në ngjarjen e ndodhur. Pesë persona po mbahen në paraburgim. Versus.al







