AKTUALITET /

Detaje nga mbytja e 7 vjeçarit shqiptar në Kretë: Nëna e tij po merrej me foshnjën e sapolindur kur ndodhi tragjedia

7 vjeçari shqiptar jetonte në Kretë me familjen e tij. I ati ishte në punë kur ndodhi ngjarja ndërsa e ëma në shtëpi me fëmijën tjetër.

Shkruar nga Versus

Detaje nga mbytja e 7 vjeçarit shqiptar në Kretë: Nëna e

Greqi- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në ishullin e Kretës ku një 7 vjeçar shqiptar i quajtur Nikolas u mbyt teksa përpiqej të notonte në plazh.

E ëma e të miturit ndodhej në shtëpi duke u kujdesur për foshnjën tjetër të sapolindur që e kishte sjellë në jetë para pak muajsh.

Mediat greke shkruajnë se nëna e djalit kishte humbur vëmendjen për pak momente pasi po merrej me foshnjën tjetër të porsalindur. Në atë moment, Nikolasi së bashku me një tjetër shok të tij kanë shkuar në det për të notuar.

Por si pasojë e dallgëve të mëdha, i mituri ka humbur jetën. Trupi i pajetë u gjet nga një prej banorëve i cili u përpoq edhe ta risillte në jetë të miturit, por nuk pati sukses.

Banorët e përshkruajnë të miturin shqiptar si tepër energjik dhe një prej fëmijëve që më së shumti e donte detin ku shkonte thuajse çdo ditë për të notuar.

“Çfarëdo që të themi është pak. Jemi të gjithë të shokuar”, tha për cretalive.gr presidenti i Shoqatës Kulturore të Arvit, Yannis Karpathakis, i cili ishte ndër të parët që nxitoi në vendin ku u gjet trupi i fëmijës së vogël. “Në një tragjedi të tillë duhet të heshtim. Përballë zisë, të mos gjykojmë”, shtoi Karpathakis, duke theksuar se prindërit e Nikolas janë njerëz që punojnë gjithë ditën për t’u ofruar më të mirën fëmijëve të tyre. Versus.al

Poll