POLITIKË /

' Zgjedhjet e 11 majit janë të paligjshme' , largohet zyrtarisht nga koalicioni i Sali Berishës, dorëzon kërkesën në KQZ

Jenisheri ka depozituar në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve më datë 25 mars ku dhe ka kërkuar që partia e tij të heqë dorë nga pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 Majit 2025, për Kuvendin e Shqipërisë, si subjekt zgjedhor dhe si pjese e koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Madhështore"

Shkruar nga Versus

' Zgjedhjet e 11 majit janë të paligjshme' , largohet

Kryetari i Partisë së Pensionistëve, Selami Jenisheri është larguar zyrtarisht nga koalicioni i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Jenisheri ka depozituar në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve më datë 25 mars ku dhe ka kërkuar që partia e tij të heqë dorë nga pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 Majit 2025, për Kuvendin e Shqipërisë, si subjekt zgjedhor dhe si pjese e koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Madhështore"

 “Ju lajmërojmë dhe kërkojmë që subjekti zgjedhor Partia Bashkimi Popullor i Pensionisteve Shqiptar heq dore nga pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 Majit 2025, për Kuvendin e Shqipërisë, si subjekt zgjedhor dhe si pjese e koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Madhështore" e regjistruar për zgjedhjet e 11 Majit 2025, ndërkohë që zgjedhjet e 11 Majit 2025 janë të paligjshme, të pavlefshme dhe madje antikushtetuese dhe nuk mund të mbahen, kur akoma nuk ka mbaruar shqyrtimi i gjithë ankimimit për zgjedhjet e 25 Prillit 2021 dhe kështu sipas Kodit Zgjedhor për zgjedhjet e 25 Prillit 2021, nuk mund të ndahen mandatet, pasi janë të paligjshme dhe në kundërshtim me Kodin Zgjedhor me të cilën mbajtën zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

Për sa me sipër zgjedhjet e 11 Majit 2025 bëhen te pakuptueshme (nul) të paligjshme dhe antikushtetuese dhe gjithsesi deri me 25 Prill 2025 nuk mund te kryhet asnjë veprim për zgjedhjet e 11 Majit 2025”, thuhet në kërkesë.

Në emisionin “Të Paekspozuarit”,  disa ditë më parë Jenisheri tha se ishte mashtruar dhe se fleta që i ishte vënë para nga Flamur Noka për t’u firmosur si pjesë e koalicionit, nuk kishte asnjë vlerë.

'Asnjë mbledhje e 26 partive nuk është bërë. Asnjëherë nuk është mbledhur ai koalicion. Kur vjen puna, më kanë lënë deri në orën 20:00, kur janë dorëzuar listat nuk më kanë thirrur. Pastaj Noka më tha Selami firmos që je në koalicion, për të tjerat flasim nesër.' u shpreh ndër të tjera Jenisheri në emision. /Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: