POLITIKË /

1.2 miliardë lekë për 1 kilometër: Bashkia e Tiranës shpall tenderin për rrugën te Liqeni i Thatë

Bashkia e Tiranës ka hapur një tender me një vlerë stratosferike prej 1.2 miliardë lekësh të vjetra (122 milionë të reja) për rikonstruksionin e një segmenti rrugor pranë Liqenit të Thatë, me gjatësi vetëm 1.15 kilometra dhe gjerësi 6 metra.

Shkruar nga Versus
1.2 miliardë lekë për 1 kilometër: Bashkia e Tiranës
Projekti i rrugës

Bashkia e Tiranës ka hapur një tender me një vlerë stratosferike prej 1.2 miliardë lekësh të vjetra (122 milionë të reja) për rikonstruksionin e një segmenti rrugor pranë Liqenit të Thatë, me gjatësi vetëm 1.15 kilometra dhe gjerësi 6 metra.

Rruga nis nga Kopshti Zoologjik dhe shkon deri te rrethrrotullimi i rrugës “Hiqmet Buzi”, një segment që, sipas vetë relacionit të Bashkisë, “nuk është dhe aq keq”.

1.2 miliardë lekë për 1 kilometër: Bashkia e Tiranës

Sipas dokumenteve të publikuara nga Agjencia e Prokurimeve Publike, tenderi është shpallur më 5 qershor, ndërsa kompanitë e interesuara kanë afat 15 ditë për të dorëzuar ofertat.

Zona në fjalë është ndër më të lakmuarat e Tiranës, me ndërtime të reja dhe rritje të fortë urbanistike në vitet e fundit. Versus.al

1.2 miliardë lekë për 1 kilometër: Bashkia e Tiranës
Projekti i rruges
Poll