POLITIKË /

“30 mijë euro grant për çiftet që duan apartament”, Berisha: Atyre me 3 fëmijë, ua paguan shteti kredinë

Shkruar nga Versus

“30 mijë euro grant për çiftet që duan

Kryetari i Partisë Demokratike, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale ku është përqendruar në pikat e programit elektoral të Partisë Demokratike.

Ai tha se nëse PD do vijë sërish në pushtet, për çiftet e reja do të ketë një grant prej 30 mijë eurosh për të mbuluar interesat e kredisë që duan të marrin për blerjen e apartamentit. Ndërsa theksoi se nëse çifti dëshiron të ketë fëmijën e tretë, atëherë kredia do të paguhet nga shteti.

“Dhe u siguroj se ne këtë program do e bëjmë realitet. Çmimet e sipërfaqeve të ndërtimit këtu janë stratosferike. Por ne do bëjmë sërish, përveç projektit që çdo çift, një çati, që nënkupton një grant prej 30 mijë eurosh për të mbuluar interesat e kredisë”- u shpreh Berisha.

Sipas tij, çmimet e apartamenteve do të ulen pasi shteti do të ulë taksat për sipërfaqen e ndërtimit.

“Dhe në rast se çifti dëshiron të ketë fëmijën e tretë, kredia i paguhet tërësisht nga shteti. Por krahas kësaj, ne kemi edhe dy projekte të tjera për strehimin e shqiptarëve, për lehtësimin. Së pari, ulim me të paktën 10 herë taksat që merren sot mbi sipërfaqen e ndërtimit. Taksat llogariten me vlerën e shitjes, ato do llogariten me vlerën e projektit. Dhe në këtë kontekst, në qoftë se sot ndërtuesi paguan taksë 100 gjer në 300 euro për metër katrorë, do paguajë 2 deri në 8 euro për metër katror.

Ky është zotimi ynë, çka do të reflektohet direkt në taksa. Së treti, ne do ndërtojmë ndërtesa sociale me qëllimin e vetëm dhe kryesor që t’u japim mundësi shqiptarëve të strehohen me çmime të arsyeshme”- deklaroi kreu i PD. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: