Kryeminstiri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë një interviste për Ant1 njoftoi se do të jetë kandidat për kryeministër në vitin 2027 dhe theksoi se beson në qeveri ta pavarur nga forcat të tjera politike.
Ndërsa në lidhje me pyetjen se si ka ndikuar rasti i Fredi Belerit në marrëdhëniet me Shqipërinë, Mitsotakis u shpreh se ka qënë një marrëdhënie e mbushur me trazira por tashmë zoti Beleri është një eurodeputet i zgjedhur dhe përfaqëson të drejtat e pakicave në BE.
Gjithashtu kryeministri grek ndër të tjera shtoi se ‘Greqia ka çdo arsye për të mbështetur Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE. Vendi fqinj duket të zbatojë atë për të cilën e kanë angazhuar të bëjë’.
Kujtojmë që një vit më parë teksa Fredi Beleri ish-kryebashkiaku i Himarës i dënuar për blerje votash, kryeministri grek kërcënoi nga Brukseli duke u shprehur se kjo çështje do të përbëjë një element vlerësimi nga ana e Athinës për rrugën Shqipërisë drejt BE-së.
“Pres që kjo çështje të zgjidhet shpejt. Është shumë e rëndësishme për ne zgjidhja e saj dhe e theksoj, do të të përbëjë një element vlerësimit nga ana e Athinës për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, e cila fillon tani dhe është shumë e gjatë. Respektimi i rregullave bazë të shtetit ligjor është kusht i panegociueshëm për çdo vend që kërkon të bëhet anëtar i familjes europiane. Dua të besoj se ky mesazh është kuptuar plotësisht edhe në Shqipëri.” ishte deklarata e kryeministrti grek një vit më parë./Versus.al